Qeqa Krelani godet Hodajn, e quan ‘gangster’

Gazetarja sportive, Qeqa Krelani, e ka komentuar largimin e avokatit Taulant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një lajm të bukur.

“Veç edhe dy veta kanë mbetur me ec në shtëpi edhe në rregull jemi,” ka shkruar Krelani në Instastory, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv.

Madje, ajo e ka quajtur Hodajn “gangster”, duke e akuzuar për sjellje të pahijshme dhe për ndikim negativ në çështjet e FFK-së, përfshirë edhe rastin në CAS.

“Përfaqësimi që ia ka bo FFK-së ka qene prej nje gangsteri. Dmth aq sjellje të ulëta ka treguar saqë sjelljet e tij për me fitu rastin në CAS kontribuojnë veç negativisht. E të mos flasim për paraqitjet dhe sjelljet e tij televizive ndaj gazetarëve. Federata le të ketë shumë kujdes tash e tutje kënd e punëson në këtë pozitë,” ka shkruar Krelani.

Ndërkohë, Hodaj, përmes një komunikate në Facebook, ka njoftuar dje për ndërprerjen e bashkëpunimit me FFK-në. Ai ishte ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm pas largimit të Eroll Salihut, por më pas kishte vepruar vetëm si avokat i FFK-së.

..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *