Dardanet U17 nesër nisen në Gjermani, kjo është lista e Sanije Krasniqit

Kombëtarja e Kosovës U17 për vajza do të udhëtojë nesër drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në turneun e Grupit A7 në Ligën A, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për këtë turne kualifikues, ku Dardanet U17 do të përballen me kundërshtarë shumë të fortë.

Kosova është pjesë e Grupit A7, së bashku me Gjermaninë, Danimarkën dhe Austrinë. Ndeshjen e parë Dardanet e luajnë më 17 mars kundër Gjermanisë, më pas përballen me Austrinë më 20 mars dhe e mbyllin turneun më 23 mars kundër Danimarkës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *