Sane po mendon rikthimin në Ligën Premier, i ofrohet pesë klubeve angleze

3A105CE Munich, Germany. 05th Mar, 2025. Leroy Sane from FC Bayern Munich. Credit: Peter Kneffel/dpa/Alamy Live News

Leroy Sane duket se do të largohet në verë nga Bayern Munich, pasi nuk është më i rëndësishëm te bavarezët.

Sulmuesi anësorë mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku kishte luajtur për disa vite te Manchester City.

TBR Football raporton se Leroy Sane i është ofruar skuadrave angleze si Liverpool , Tottenham Hotspur, Manchester United, Arsenal dhe Newcastle Unitedit.

Ndjekja e Liverpool mund të varet nga e ardhmja e pasigurt e Mohamed Salah, ndërsa Tottenham, Arsenal dhe Manchester United po eksplorojnë gjithashtu përforcime në sulm.

Përfaqësuesit e Sane janë në diskutime me klube të ndryshme në të gjithë Evropën, duke përfshirë interesimin nga Spanja dhe Italia.

Edhe pse qëndrimi te Bayern Munich nuk është përjashtuar, duket e pamundur në këtë fazë.

Sane do të largohet në verë nga Bayerni pasi kontrata e tij skadon me klubin gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *