July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

KE i FFK-së cakton Kuvend të Jashtëzakonshëm, nuk i vazhdon kontratat me disa prej trajnerëve të Kombëtares

2 min read

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e parë për vitin 2023 dhe ka marrë disa vendime të rëndësishme.

KE i FFK-së shqyrtoi dhe miratoi draft-Statutin e FFK-së për të cilin ka punuar Komisioni i FFK-së, së bashku me ekspertët e UEFA-s, e që është një Statut shumë i avancuar në përputhje të plotë me atë UEFA-s dhe me specifikat e FFK-së dhe të kohës, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

“Për miratimin e këtij Statuti, KE caktoi për datën 27 janar Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së, me vetëm një pikë të Rendit  të ditës, Miratimi i Statutit të ri dhe Akteve tjera të nevojshme”, thuhet në njoftim.  

KE shqyrtoi përgatitjet e Kombëtareve si Kombëtares A meshkujt dhe Kombëtareve A dhe U17 e U19 të femrave për garat ndërkombëtare, ndaj kërkoi nga të gjithë për një mobilizim të jashtëzakonshëm, sepse është një momentum i mirë që Kosova të kualifikohet në Evropianët e ardhshëm.

“KE analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Kombëtares A në futsall. Ndaj në bazë të rezultateve  të treguara FFK-ja nuk do të vazhdoi bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall”, thuhet tutje në njoftim, teksa KE i ka falënderuar ata për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në fund, KE i FFK-së vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi”, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *