June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 11, 2026

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve: Zhvillohen katër përballje të forta 

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshje të fazës së /18-tës në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024/25.

Pas ndeshjeve të zjarrta të së martës, tani radha është për ndeshjet e së mërkurës, ku do të ketë takime më të forta.

E tillë është ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool, e cila pritet të luhet në ‘Parc des Princes’ nga ora 21:00.

Ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në ‘Allianz Arena’, ku Bayern Munichu pret rivalin lokal, Bayer Leverkusen, në të njëjtin orar.

Përballja tjetër e zjarrtë nga ora 21:00 pritet të jetë ajo mes Benficës dhe Barcelonës, e cila do të luhet në ‘Estadio da Luz’.

Takimi i parë i mbrëmjes dhe i vetmi nga ora 18:45 do të jetë ai në mes të Feyenoordit dhe Interit që do të zhvillohet në ‘De Kuip’.

Ndeshjet kthyese janë paraparë të zhvillohen pas një jave apo më saktë me datën 11 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *