U caktuan çiftet e gjysmëfinales së kupës

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll në prani të Komisionit të Garave, përfaqësuesve të klubeve dhe mediave.

Në bazë të shortit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të ballafaqohen:

Llapi – Drenica

Drita – Prishtina

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe janë programuar për datat 9 dhe 23 prill 2025.

Fituesi i Kupës së Kosovës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. Vitin e kaluar këtë trofe e fitoi Ballkani, që njëherësh ishte edhe kampion i Superligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *