February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

City fiton në “Stamford Bridge”, tani vetëm pesë pikë larg nga Arsenali

Gara për titull në Premierligë nuk do të vendoset në një fazë kaq të hershme. Së paku këtë nuk e lejon Pep Guardiola dhe Manchester City i tij. Në fakt, “Qytetarët” sonte siguruan fitoren vendimtare 1-0 si mysafirë te Chelsea-t, duke lënë “Blutë” në vendin e dhjetë në tabelë dhe duke u afruar vetëm pesë pikë me liderin, Arsenalin pas 17 ndeshjeve të luajtura në këtë edicion.

Një sezon i dobët dhe me krizë të lëndimeve u përkeqësua edhe më shumë për skuadrën e Graham Potter, në pjesën e parë të derbit, pasi fillimisht Raheem Sterling duhej të zëvendësohej pas vetëm pesë minutash lojë, derisa Christian Pulisic u lëndua në minutën e 22-të. Pavarësisht këtyre lëndimeve, në pjesën e parë “blutë” nuk e lanë Cityn të luajë dhe patën një rast të madh me një tentativë që përfundoi në shtyllë.

Megjithatë, pjesa e dytë i takoi mysafirëve, të cilët të rifreskuar nga hyrja e Riyad Mahrez dhe Jack Grealish, arritën të gjejnë golin e fitores në minutën e 63-të, kur pikërisht të dy këta lojtarë u përfshinë në aksion pas së cilës Mahrez shënoi gol.

Pas ndeshjeve të FA Cup, City dhe Arsenali do të vazhdojnë betejën e tyre në Premier League fundjavën e ardhshme me derbin – Arsenali viziton rivalët e Londrës veriore Tottenham, ndërsa City gjithashtu luan derbin e Mançesterit si mysafir i Unitedit në Old Trafford.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *