April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 20, 2026

Çeferin: Euro2027 Shqipëri-Serbi, dëshmi se sporti është mbi politikën

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka dhënë një intervistë shumë të gjatë për mediumin slloven “Delo”.

Në këtë intervistë Çeferini ka folur për tema të ndryshme, kryesisht të natyrës politike, por edhe për zhvillimet politike në futboll.

Slloveni Çeferin është pyetur edhe për Evropianin U21 të vitit 2027 që do ta organizojnë Shqipëria e Serbia.

Gazetari i “Delo” ka vlerësuar se UEFA po thyen tabu, ndërsa ka përmendur këtë organizim të përbashkët. Sipas komentit të gazetarit një bashkëpunim i tillë është i pamenduar në sferën politike.

“Kam një dashuri të veçantë për të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Dekadat e fundit kanë qenë shumë të trishtueshme. Por i gjithë Ballkani Perëndimor është bombë e kurdisur. Problemi kryesor është se liderët e këtyre vendeve bisedojnë me burokratët evropiane që nuk e kuptojnë mendësinë e Ballkanit, ish-Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera. Interesant është fakti se federatat e futbollit në Shqipëri dhe Serbi, të përkrahura nga qeveritë e dy vendeve, kanë shprehur dëshirën për të organizuar këtë garë së bashku, një dëshmi tjetër se sporti është mbi politikën. Se sportet janë diçka e mirë. Është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se futbolli është mbi politikën e përditshme”, ka thënë Çeferin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *