July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Arsenali i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për Declan Rice

1 min read

Arsenali do të tentojë të nënshkruajë me Declan Rice nga West Ham në ditët në vijim, raporton edicioni britanik i “Football 365”, transmeton Futbolli.info.

Ideja e drejtuesve të klubit u mbështet nga menaxheri Mikel Arteta.

Para Vitit të Ri u bë e ditur se për përfaqësuesin 23-vjeçar të Anglisë është i interesuar edhe Chelsea i Londrës, por tashmë situata është pak më ndryshe.

Në çdo rast, Rice do të largohet së shpejti nga West Hami, pasi vetë e ka pranuar se dëshiron të luajë në kompeticionet më të forta të Evropës për klube. Klubi i tij aktual është në fund të tabelës dhe po lufton për mbijetesë në Premier League.

Nga ana tjetër, West Ham ka një kontratë të fortë me mesfushorin deri në vitin 2024 dhe nuk do ta lë të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Kjo është një shumë që fqinjët e tyre në veri të Londrës me sa duket janë të gatshëm të paguajnë. Megjithatë, ka gjasa që Rice të qëndrojë në West Ham deri në fund të sezonit dhe të largohet në afatin kalimtar të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *