Bayern bën blerjen surprizë

Skuadra e Bayern Mynih ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin 32-vjeçar holandez Daley Blind. Ky i fundit ndërpreu në mënyrë konsensuale marrëdhënien me Ajax, klub me të cilin luante prej vitit 2018.
Sipas ”Telegraaf”, mbrojtësi i majtë holandez ndodhet aktualisht në Mynih për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me kampionët bavarezë. Pritet që ai të firmosë një kontratë 6-mujore, deri në fund të sezonit, me opsionin prë ta rinovuar atë edhe një sezon tjetër.
Daley Blind ka luajtur më parë edhe me Manchester United (4 sezone) dhe konsiderohet si një mbrojtës me mjaft përvojë. Një përforcim disi i papritur ky për kampionët e Gjermanisë, një transferim që po mbyllet brenda pak orësh.