“Luani” i lënduar, Edon Zhegrova mungon edhe sonte për Lille-n

Skuadra e Lille sonte luan ndaj Nice në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligue 1 të Francës.
Në grumbullim nuk është përfshirë ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Zhegrova ende nuk është i gatshëm të rikthehet në fushë shkaku i një lëndimi.
25-vjeçari herën e fundit që luajti me fanellën e klubit francez ishte në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, ndaj Marseillet.
Kjo ndeshje e sotshme është e pesta për Lille-n pa Edon Zhegrovën, i cili po ashtu është i lidhur ngushtë për një transferim të mundshëm në Napoli gjatë merkatos së janarit.
Napoli po e kërkon “luanin” e Kosovës, por Lille nuk po pranon ta shesë gjatë këtij afati. Megjithatë gjithçka mund të ndodhë deri në fund të këtij muaji.