Pak orë pasi tregoi se do të largohet, vjen interesimi i parë për Walker

Mbrojtësi anglez, Kyle Walker ka vendosur të largohet nga Manchester City.
Anglezi, mori këtë vendim shkaku i mosaktivizimit të tij këtë sezon, me Guardiolën që preferon Rico Lewis në vend të tij.
Ishte vetë Guardiola, që kumtoi vendimin e Walkerit duke thënë se dëshironte të provonte një eksperiencë jashtë Premier League.
Skuadra që ka shprehur interesim për shërbimet e Walker është ajo e Milanit, e cila po zhvillon bisedimet për ta sjellur atë që në janar.
Walker, ka bërë vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Manchester Cityn.