Gara për titull në Premier League, Thomas Frank: Do ketë krizë rezultatesh edhe Liverpooli!

Skuadra e Brentfordit mbrëmë u mposht në shtëpi ndaj Arsenalit në Premier League, kurse trajneri i tyre pas ndeshjes foli për garën e titullit.
Thomas Frank beson shumë se Arsenali do të jetë një kandidatë potencial për titull kampioni.
Ai thotë se Liverpooli do ketë rënie, kurse ekipi i Mikel Artetas po shkon duke fituar pikë në çdo ndeshje.
“Liverpooli nuk ka pasur ende një rënie dhe kjo pritet të ndodhë, kurse Arsenali po mbledh pikë. Do të shkojë deri në fund”, tha Thomas Frank
Kujtojmë që Liverpooli po prinë me gjashtë pikë më shumë se Arsenali në Premier League.