Mehmeti e fillon vitin me gol

Sulmuesi Anis Mehmeti e ka nisur vitin me gol.Të mërkurën 23-vjeçari realizoi për Bristol Cityn që barazoi 2:2 me Plymouthin në kategorinë e dytë angleze.Sulmuesi shqiptar e shënoi golin e parë në minutën e 32-të. Ai ka nëntë gola në 24 paraqitje të këtij edicioni. Nësë vazhdon me këtë formë mund të jetë kandidat serioz për vend te Shqipëria. Tashmë i ka tri paraqitje.