Arteta: Për ne gara për titull vazhdon

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur pas fitores ndaj Crystal Palace.
Spanjolli, ka dhënë edhe mendimin e tij për garën e titullit, që po bëhet edhe më interesante në Premier League.
Për ne, gara për titull absolutisht vazhdon!”. “Është ende shumë herët. Le të vazhdojmë dhe të fitojmë ndeshje”, u shpreh Arteta.
Arsenali, gjendet në vendin e tretë në Premier League, me 33 pikë një më pak se Chelsea në vend të dytë, dhe tre më pak se Liverpooli që është lider.