Rashford paralajmëron largimin nga Manchester United: Nuk do të flas kurrë keq për klubin

Marcus Rashford, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme te Manchester United me 426 ndeshje dhe 138 gola, duket se mund të largohet nga klubi. Trajneri i ri i United, Ruben Amorim, nuk e ka përfshirë Rashford-in si titullar në sulm, çka ka ndikuar në vendimin e tij për të kërkuar një sfidë të re.
Rashford ka shprehur se është i gatshëm për një ndryshim në karrierë, edhe pse kontrata e tij me Manchester United është deri në vitin 2028. Ai ka theksuar se, kur të largohet, nuk do të flasë kurrë keq për klubin.
“Personalisht, mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe për hapa të tjerë në karrierë”, tha së fundmi sulmuesi i cili numëron 60 paraqitje me kombëtaren angleze. Kontrata e tij në “Old Trafford” skadon në vitin 2028, por është e qartë se e ardhmja e tij nuk ka lidhje me Manchester United.
“Kur të largohem, nuk do të kem ndjesi negative. Nuk do të dëgjoni asnjë fjalë të keqe prej meje për klubin. Kështu jam gatuar”, ka theksuar Rashford.
Sipas raportimeve, disa klube evropiane, përfshirë Bayern Munich, Barcelona dhe Fenerbahçe, janë të interesuara për transferimin e tij. Bayern ka më shumë mundësi për ta sjellë, ndërsa ka edhe interes nga klube të tjera në Arabinë Saudite.