Spalleti flet para derbit me Interin për gjendjen e Rrahmanit

Kampionati italian rifillon dhe Napoli rikthehet në fushë si lider. Nesër napolitanët do të jenë në fushë për ndeshjen e madhe ndaj Interit në “San Siro”. Në prag të ndeshjes, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti foli në konferencën për shtyp:
GJENDJA E EKIPIT
“Gjatë kësaj periudhe pauze ne kemi punuar në thellësi për cilësitë, duke vlerësuar individualisht lojtarin që kishte qenë me pushime dhe atë të kthyer nga Botërori. Nga sa kemi parë kemi pasur përgjigje shumë të mira. Për ne ky nuk është rifillim sepse ne mbetëm aty, ku e lamë, ku e nisëm këtë rrugëtim të bukur pesë muaj më parë, një vit e gjysmë më parë. Nuk ka ndalesa, nuk ka stacione, do të ndalemi vetëm kur ta dimë se si do të përfundojë. Vetëm në atë moment do të ketë pushim për ne”, ka theksuar trajneri i Napolit.
RRAHMANI – “Ndoshta Amiri është ai që do të gjykohet për performancën e tij, për delikatesën e periudhës që ka përballuar. Do të duhet performanca, loja e tij për të nxjerrë përfundime për gjendjen e tij. Më bëhet e lehtë të them se ka bërë një rikthim gradual, duke ndjekur hap pas hapi nga rikuperimi. Jemi të sigurt për punën e bërë, por në këtë rast duhet të gjykojmë rezultatin e performancës së tij”, ka thënë Spalleti.