Ky është çmimi që ka vendosur Atletico Madrid për huazimin e Joao Felix

Skuadra e Atletico Madrid nuk i ul aspak pretendimet e saj për të lënë të lirë sulmuesin portugez Joao Felix. Deri më tani asnjë ekip nuk ka pranuar të ofrojë shumën e lartë të 100 milionë euro për të blerë 100% kartonin e sulmuesit 23-vjeçar.

Për këtë arsye, skuadra madrilène është gati të lërë të lirë sulmuesin në formë huazimi, për 6 muaj, deri në fund të sezonit. Por edhe në këtë rast, shuma që “colchoneros” kërkojnë për Joao Felix është e lartë: Rreth 20 milionë euro për huazimin 6-mujor.

Kjo shumë e lartë bëri që Manchester United të tërhiqet, pasi 15 milionë janë për huazimin si dhe 6 të tjera për rrogën e lojtarit. Arsenal e Chelsea janë ende duke menduar për këtë formulë huazimi e për këtë shumë, por nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *