July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Espanyol parashtron ankesë për paraqitjen e Lewandowskit

2 min read

Klubi i futbollit Espanyol ka paraqitur një ankesë në La Liga duke kërkuar fitoren në tavolinë kundër Barcelonës. Në ankesë thuhet se sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski nuk kishte të drejtë të paraqitej në këtë takim.

Espanyol dhe Barcelona luajtën baras 1-1 të shtunën, me Lewandowskin që luajti pavarësisht se u përjashtua në ndeshjen e mëparshme të La Ligës.

Një gjykatë në Madrid vendosi të premten se Lewandowski, golashënuesi më i mirë i ligës, mund të luajë derisa Gjykata Administrative e Sporteve e Spanjës të marrë një vendim përfundimtar mbi ankesën e Barcelonës kundër pezullimit të tij prej tre ndeshjesh për përjashtimin në përballjen kundër Osasunas më 8 nëntor.

Espanyol tha se ishte i acaruar nga vendimi i papritur i gjykatës së Madridit për të hequr përkohësisht pezullimin.

“Espanyol do të përdorë të gjitha burimet që ka në dispozicion për të mbrojtur interesat e tij dhe interesat e tifozëve tanë, të vetëdijshëm se kjo padrejtësi flagrante kërcënon thelbin e konkurrencës sonë dhe se kjo padrejtësi bazohet në një zgjidhje të nxituar me të meta të dukshme ligjore”, tha Espanyol.

Klubi njoftoi se para ndeshjes së së shtunës, ka informuar ekipin e gjyqtarëve se është kundër paraqitjes së Lewandowskit.

Sulmuesi polak mund të suspendohet nëse Gjykata Administrative e Sporteve vendos kundër ankesës së Barcelonës.

Lewa u dënua me një ndeshje kur u përjashtua për kartonin e dytë të verdhë kundër Osasuna-s dhe komiteti i garave i La Liga-s i dha atij një dënim të mëtejshëm me dy ndeshje për “mosrespektim”.

Arbitri Hill Manzano, në raportin e tij të ndeshjes, shkroi se Lewandowski e preku hundën dy herë përpara se të drejtonte gishtin e madh drejt arbitrit. Manzano e interpretoi këtë gjest si mungesë respekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *