July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

E bujshme; Ronaldon mund ta shohim sërish në Champions, ka një klauzolë në kontratën e tij

1 min read

Cristiano Ronaldo (37-vjeç) ditë më parë u bë lojtar i Al Nasr-it, ndërsa nesër do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ri i liderit të kampionatit të Arabisë Saudite. Më 30 dhjetor, Ronaldo nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e futbollit. Ai do të fitojë 200 milionë euro në vit, e në këtë shumë përfshihet edhe pjesa komerciale e kontratës. Ronaldo ka më shumë se një muaj që ka mbetur pa klub pasi ka ndërprerë kontratën e tij me Manchester United me pëlqim të përbashkët më 22 nëntor.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, dyshohet se ekziston një klauzolë e fshehur në kontratën e Cristiano Ronaldos me Al Nasr, ku thuhet se ka mundësi që legjendari portugez sezonin e ardhshëm të jetë sërish në Premier Ligën angleze dhe të luajë sërish në Champions League.

Thuhet se Ronaldo mund t’i bashkohet Newcastle United sezonin e ardhshëm, një klub në pronësi të pronarëve sauditë, nëse “laraskat” sigurojnë një vend në Champions League. Newcastle aktualisht është në vendin e tretë dhe ka mundësi reale për të marrë pjesë në kompeticionin elitar sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *