June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Real Madridi i afrohet Barcelonës, hapet sërish gara për titull në La Liga

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Getafes në javën e 15-të në La Liga.

Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht shënoi mesfushori anglez, Jude Bellingham nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 30’të.

Më pas, Kylian Mbappe dyfishoi epërsinë me një gol të bukur pas një asisti nga Bellingham.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, kështu ekipi i Carlo Ancelottit e mbylli ndeshjen me tri pikë të mëdha.

Tani, skuadra madrilene shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se lideri Barcelona (34), plus një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *