July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Liverpool pëson debakël në Brentford

2 min read

Brentford i dha fund serisë së fitoreve të Liverpoolit prej katër ndeshjesh. Brentford mundi skuadrën e Jurgen Klopp, me plotë meritë, 3:1.

Brentford është një nga mikpritësit më të mirë të këtij sezoni në Premierligë, këtë e vërteton edhe fakti se ka pësuar vetëm një humbje që nga fillimi i sezonit. Sonte, ata arritën të mposhtin Liverpoolin me vetëm 28% posedim të topit.

Po të mos ishte VAR-i, humbja e Liverpoolit do të ishte edhe më e thellë.

Liverpool kundër Brentford dështoi në mbrojtje, veçanërisht nga këndi. Konate shënoi një autogol dhe më pas VAR anuloi dy gola për lojtarët vendas, përpara se Visa të çonte rezultatin 2:0.

Brentford kaloi në epërsi me dy gola në pjesën e parë me vetëm 60 pasime dhe 25 përqind posedim të topit.

Në pjesën e parë, Jurgen Klopp la në dhomën e zhveshjes kapitenin Van Dijk, në anën e të cilit ranë të dy golat.

Në fillim të pjesës së dytë, Oxlade-Chamberlain ngushëtoi rezultatin. Presioni i fortë i Liverpool-it pasoi në 10 minutat e ardhshme, por pa një rast konkret për të shënuar.

Mbuemo vuri pikën e fitores së madhe të Brentfordit në minutën e 84-t.

Pas humbjes së pestë të sezonit, Liverpooli mbeti në vendin e gjashtë me 28 pikë, dy më shumë se Brentford, i cili ndodhet në pozitën e shtatë.

Në xhiron e radhës Brentford do të takohet me Bournemouth, ndërsa Liverpool do të vizitojë Brighton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *