Ademi uron Ditën e Forcës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës. Ai ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët e ushtrisë për punën e tyre të palodhur në mbrojtje të sovranitetit të vendit dhe ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre fisnik.

Postimi i Ademit:

Sot festojmë Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës – ushtrisë sonë krenare dhe mbrojtëse të sovranitetit.

Uroj nga zemra të gjithë pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës për këtë ditë të veçantë dhe u dëshiroj të gjitha të mirat në aktivitetin e tyre fisnik ndaj atdheut.

Me këtë rast, uroj edhe të gjithë ata që kanë kontribuar e vazhdojnë të kontribuojnë në FSK dhe njëherësh janë edhe pjesë e komunitetit të futbollit.

Kjo ditë simbolizon lavdinë dhe krenarinë tonë kombëtare dhe buron nga frymëzimi i heronjve tanë.

Urime Dita e Forcës!

https://www.facebook.com/share/p/mLycoRqFEX7E1s3B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *