April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Prishtina barazon me kampionin në ‘Fadil Vokrri’

Skuadra e Prishtinës e ka ndalur në barazim 1:1 kampionin e Kosovës në futboll, Ballkanin.

Ndeshja u luajt të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takoi xhiros së 14-të të kampionatit kosovar.

Bleart Tolaj shënoi gol në minutën e 32-të për ta kaluar në epërsi Ballkanin.

Leotrim Kryeziu në minutën e 61-të i barazoi shifrat për vendësit.

Ballkani është në pozitën e dytë me 26 pikë.

Prishtina ka katër pikë më pak dhe është në vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *