July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Sporti i Prishtinës me shumë mungesa…

4 min read

Futbolli pa çati, sportet me dorë pa shtëpi, noti pa pishinë olimpike, boksi pa strehë, për më shumë se tridhjetë vjet… Një agoni që po e rëndon skajshmërisht ecjen përpara të sportit në kryeqyet; deri kur, një zot e di?

Shkruan: Xhavit KAJTAZI

1.
Gjithçka që u tha e nuk u tha për sportin e Pristinës gjaë vitit 2022, tashmë i takon të kaluarës… Dihen sukseset, edhe ngecjet. Madje, edhe nevojat që i kërkonte sporti gjatë periudhës së shkuar, e që nuk i pati dhe po ato telashe do të barten edhe në vitin që sapo erdhi. Po shkojmë me radhë…

FUTBOLLI po vazhdon të veprojë në kushte të rënda, si mos më keq… Pa çati, pa asnjë mundësi, që, Prishtina, më në fund ta ketë stadiumin e vet, duke vazduar për më se tridhjetë vjet shtegtimin herë në një skaj, herë në një skaj tjetër të Kosovës, duk ndjekur ëndrrën për të fituar tituj e trofe…

Prishtina, skuadër me emër, nuk e ka as qendrën e vet stërvitore, as stadiumin e vet, ndërkohë që investimet e klubit që vepron si shoqëri aksionere nuk kanë mjaftuar që më në fund këto mugesa të marrrin fund dhe skuada t’i kthehet punës dhe jetës normale me shtëpi të saj… Stadiumi “Fadil Vokrri”. iu dha në menaxhim edhe për pesë vjetët në vazhdim, Federatës së Futbollit të Kosovës. Prishtina, ndërkaq, vazhdon të mburret me sukseset e saj, duke qenë pa shtëpi, në udhëkryq, në kërkim të udhës që edhe mëtej mbetet pa krye.

Çka i duhet Klubit të Futbollit Prishtina?

I duhet Qendra stëritore me këto përmbajtje:

Fushat për stërvitje të të gjitha grupmoshve;

Stadiumi.

2.
BASKETBOLLI të gjitha sukseset i ka të lidhura me palestrën e vogël të Pallatit të sportit, të cilin po e shfrytëzon maksimalisht para dhe pas dite. Edhe zyret i ka po në këtë objekt, që, për më se 22 vjet, nuk e ka palestrën e madhe (universale),e cila është djegur dhe edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë hap për riparimin e shumëkërkuar dhe të shumëpërfolur.

Në kushte të vështirësuara po vepron edhe skuadra e femrave. Stërvitet në një nga palestrat shkollore, luan në Pallatin e sportit.

Çka i duhet Klubit të Basketbollit Prishtina, në të dy gjinitë?

I duhet Qendra stërvitore.

Parapëlqej që ajo të ndërtohet në Gërmi.

Riaftësimi i palestrës së madhe.

Po e ilustroj këtë me një kujtim që kam e që i takon vitit të largët 1971, kur qëndrova në Zagreb. Isha vendosur në një motel në malin mbi kryeqytetin kroat, që quhet Sleme.

Në mëngjes, teksa po shëtitja në këtë qendër tashmë të njohur sportive, pash basketbollistët e Cibonës duke kryer stërvitjet e mëngjesit, për të vazhdur më pas ushtrimet në palestrën e tyre në po këtë qendër, që po i drejtonte trajneri Novosell.

Gjithçka që bënte Cibona në Sleme, pra stërvitjet ditore, i shërbenin si përgatitje për ndeshjet që i zhvillonte në qytet…

E, pra, edhe Gërmia jonë është e ngjashme me Slemen.
Por, Gërmisë i mungon infrastruktura përkatëse. Të paktën një palestër për stërvitje.

3.
HENDBOLLI DHE VOLEJBOLLI poashtu po heqin të zitë e ullinit, duke mos pasur mundësi që skuadrat e kryeqytetit, në të dy gjintë, të kenë kushte normale për punë.

Në mungesë të termineve për stërvitje, skuadrat vazhdojnë të zhvillojnë ndeshjet, jo rrallë, pa stërvitjet javore e ditore dhe po vazhdojnë të jenë në mëshirën e lutjeve, “dhashtë zoti të mos ketë ndonjë panair, festival, tubim e të ngjashme”, në mënyrë edhe ato pak stërvitje t’i zvillojnë pa probleme të kësaj natyre.

Por, kjo nuk është zgjidhje.

Derisa skuadrat e këtyre sporteve të mos stërvisin sipas planit dhe nga dy herë në ditë, nuk mund të priten as tituj, as trofe.

Hendbollit dhe volejbollit u duhet hapësirë normale për punë.
U duhet një palestër edhe për stërvitje, edhe për ndeshje.
Pa to, mos të kërkojmë rezultate.

4.
Prishtina vazhdon ta ketë në sirtar Projektin e Pishinës Olimpike, duke premtuar kalimthi se ajo do të ndërtohet.

Ka shumë kohë që fjalët mbetën vetëm premtime, ndërsa noti vazhdon të zhvillohet nëpër pishina të fshatrave përreth, pothuajse private.

5.
BOKSI ka një shtëpi në Lagjën Tophane, që tashmë e ka dëmtuar dhëmbi i kohës.

Nuk do të ishte ide e keqe, që të hartohet një projekt (po që se nuk ekziston një i tillë), për rikthimin në jetë së këtij tempulli historik, i cili pati në gjiun e vet legjendat e boksit botëror, që i sollnë Prishtinës, Kosovës dhe shqiptarëve gjithandej, medalje olimpike, botërore, evropiane, mesdhetare e ballkanike.

(Autori është doajen i gazetarisë sportive. Ish-redaktor në gazetat e ndryshme ditore dhe ish-bashkëpronar i gazetës së parë sportive KosovaSport)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *