Guardiola e zbulon sekretin e tij: Ja si e zgjedh 11-shen titullare

Pas një barazimi të ardhur në ndeshjen e fundit të vitit 2022 kundër Everton-it në kampionat, Manchester City po përgatitet ta nise vitin 2023 me këmbën e duhur.

Nga faqja zyrtare e “Qytetarëve”] kanë ardhur deklarata interesante nga ana e trajnerit Pep Guardiola në lidhje me disa “teknika” që ai përdor për të zgjedhur nga ndeshja në ndeshje, formacionin titullar më të mirë.

“Natyrisht e dimë se do të jenë 11 lojtarë në fushë në fillimin e ndeshjes. Nuk mund të aktivizojmë 13 futbollistë”, ka thënë ish-trajneri i Barcelona-s.

“Është e vështirë për mua të zgjedh çdo herë. Gjithsesi, një nga lojtarë e mëdhenj nuk do të luajë. Kohët e fundit, ndoshta pikërisht sepse po plakem, i kushtoj fillimisht vëmendje gjuhës së trupit në stërvitje.

“Ndonjëherë i zgjedh lojtarët në bazë të gjendjes së tyre shpirtërore dhe momentit. Ky faktor është një nga më të rëndësishmit për zgjedhjen e formacionit titullar. Herë të tjera gjuha e trupit nuk është e mrië dhe kjo i komplikon gjërat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *