July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Ronaldo donte të kthehej në Real, ja pse nuk iu realizua dëshira

1 min read

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo dëshironte të rikthehej në Real Madrid, por klubi nuk ishte i interesuar për të dhe për këtë arsye ai vendosi të nënshkruajë për Al Nasr.

Ronaldo të premten në mbrëmje nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e futbollit, por këtë e bëri pasi mësoi se Real Madridi nuk ishte i interesuar, transmeton sot “Marca”.

Kapiteni i kombëtares portugeze, në nëntor u nda miqësisht nga Manchester United, pas kritikave të ashpra që i drejtoi drejtuesve të klubit dhe trajnerit.

Ai performoi në Kampionatin Botëror të Katarit, ndërsa pas eliminimit u stërvit për disa ditë në Madrid. Ai dëshironte të kthehej në klubin madrilen për të cilin performoi me sukses nga viti 2009 deri në vitin 2018. Besohet se ai do të kishte rënë dakord për një pagë më të ulët dhe një rol më të vogël në skuadër, por gjithsesi i duhej të kërkonte një angazhim të ri, shkruan “Marca”.

Me Realin fitoi 16 trofe dhe shënoi 451 gola në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *