U pensionua në verë, mirëpo Ranieri pritet të kthehet në menaxhim

Duket se nuk do t’i zgjasë pensionimi Claudio Ranierit.
Italiani, i cili është drejtor teknik i Romës, është favoriti kryesor për të zëvëndësuar kroatin Ivan Juric i cili u shkarkua pas humbjes ndaj Bolognas.
Siç raporton “Sky sport”, drejtuesit e “giallorosëve kanë udhëtuar drejt Londrës ku po zhvillojn bisedime për t’a rikthyer Ranierin, i cili adhurohet nga tifozët e klubit nga kryeqyteti italian.
Kjo pritet të jetë e treta herë që menaxhon Romën në karrierën e tij.
Ranieri, kujtojmë se u pensionua në fund të sezonit të kaluar ku së fundi ka qenë trajner i Cagliarit.