Gjilani merr vendim për Ardian Nuhiun

Kohët e fundit është raportuar se Ardian Nuhiu është drejt largimit nga pozita e trajnerit të Gjilanit, për shkak të rezultateve jo të mira.
Por klubi i Gjilanit, përmes një komunikate ka njoftuar opinonin publik se ende kanë besim te “El Profesore”, pavarësisht se edhe vet ai ka kërkuar të rishqyrtohet pozicioni i tij.
“Sport Club Gjilani komunikon mbështetjen e plotë për stafin teknik me në krye Ardian Nuhiun, pas kërkesës së tij të fundit për rishqyrtim pozicioni.
Pas diskutimeve të hollësishme dhe analizimit të situatës, bordi ka vendosur që të ofrojë mbështetjen dhe besimin e plotë për kryetrajnerin Nuhiu dhe gjithë stafin teknik, duke konsideruar se kanë dhënë kontribut të paçmueshëm në ndërtimin e ekipit.
Besojmë fuqishëm në kryetrajnerin Nuhiu dhe stafin teknik që kanë aftësinë dhe vendosmërinë e duhur për të vazhduar këtë rrugë dhe për të kapërcyer çdo sfidë që mund të hasim.
Ne jemi të gjithë bashkë në këtë proces dhe mbështetja jonë ndaj tij dhe stafit mbetet e plotë.”, thuhet në njoftim.