Rashford dhe De Gea përkujdesen për fitoren e Manchester United

Manchester United e mbylli me fitore vitin 2022. “Djajtë e Kuq”, në ndeshjen e parë të programit të sotëm në Premier League, fituan 1:0 ndaj Wolverhampton.

United nuk shkëlqeu, por kishte në kontroll lojën në pjesën më të madhe, teksa Marcus Rashford dhe David De Gea siguruan që skuadra të merrte pikët e plota.

Rashford, i cili e nisi ndeshjen nga pankina, pasi trajneri Ten Haag e ndëshkoi për shkelje të disiplinës së klubit, shënoi golin e vetëm në minutën e 76-të, derisa De Gea me një ndërhyrje brilante në minutën e 94-t e pengoi Raul Jimenze të barazonte rezultatin.

Me këtë fitore, United kaloi në vendin e katërt të tabelës me 32 pikë. Ujqërit mbetën në zonën e rrezikut, skuadra e Julen Lopeteguit është e 18-ta me 13 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *