Maresca: Kam një prej skuadrave më të mira në Premier League

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca po kalon në një periudhë të mirë te Chelsea.
Maresca, ka lavdëruar skuadrën e tij edhe pas barazimit mbrëmë ndaj Manchester United.
“Kam një nga skuadrat më të mira në Premier League, nuk kam asnjë dyshim për këtë”.
“Që kur erdha, gjëja e parë që i thashë klubit është se isha i dashuruar me skuadrën dhe kjo skuadër është shumë e mirë”. – u shpreh Maresca
Maresca, erdhi këtë verë te Chelsea duke zëvëndësuar Maurizio Pochettinon.
Italiani, sezonin e kaluar ishte trajner i Leicester Cityt, ku ndihmoi “Dhelprat” të riktheheshin në Premier League duke fituar “Championship”.