E mposhti Lionel Messin, Lautaro Martinez fiton “Golden foot 2024”

Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Lautaro Martinez ka fituar “Këpucën e artë”, çmim ky që jepet në qytetin e Monakos në Francë.

Martinez mposhti kundërshtarë të fortë në këtë çmim individual, të cilin mund ta fitosh vetëm një herë në karrierë.

Kandidatët tjerë për këtë çmim, ishin: Marco Verratti, Neymar, Virgil van Dijk, Thomas Muller, Harry Kane, Kevin de Bruyne, Antonie Griezmann dhe Lionel Messi.

Martinez sezonin e kaluar ishte fantastik si me fanellën e Interit ashtu edhe me Kombëtaren e Argjentinës, me këtë të fundit u shpallen kampion në Copa America falë golave të tij.

Futbollistët që kanë të fituar këtë çmim, janë: Pavel Nedved, Cristiano Ronaldo, Ronaldinho, Ryan Giggs, Zlatan Ibrahimoviq dhe Robert Lewandowski.

Kujtojmë që Lionel Messi nuk e ka fituar ende këtë çmim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *