Ancelotti: S’kemi nevojë për asnjë blerje

Trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar se mesfushori anglez Jude Bellingham, që luan në Gjermani me Borussia Dortmund, nuk do të mbërrijë në Madrid në muajin janar. Në një konferencë për shtyp, trajneri Italian tha se skuadra e tij nuk ka nevojë për përforcime gjatë merkatos se janarit.

Nuk do të bëjmë asnjë blerje në janar. Merkatoja jonë është mbyllur për sa i përket afrimeve, do të shohim nëse do të largohet ndonjë”, u shpreh Ancelotti, që tha se vetëm Endrick, 16-vjeçari që u ble pak kohë më parë dhe do të mbërrijë në Madrid në vitin 2024, do të jetë blerja e vetme.

Gjithsesi, skuadra madrilène është në “pole” për të siguruar Jude Bellingham, 19-vjeçari anglez i Borussia, për të cilin janë interesuar edhe skuadrat e Premier League. Gjithsesi, Real Madrid është i vetmi i gatshëm të paguajë deri në 100 milionë euro për4 të, por duket se kjo blerje do të realizohet verën e ardhshme.

Ancelotti: “We don’t need signings in January, our market is closed — then for departures we will see with some players”. ⚪️ #RealMadrid

“We signed Endrick, top talent. I saw him last year and we talked a bit, he’ll join in 2024. We are happy and excited at the club”. pic.twitter.com/SQA0QeZNIE

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 29, 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *