“Të luash me Benzeman dhe Kanten…”, Mario Mitaj për transferimin në Al Ittihad: Më ndihmon shumë në karrierë!

Mario Mitaj është paraqitur sot në konferencë për media para gazetarëve shqiptarë duke folur kështu për ekipin e tij Al Ittihad dhe për Kombëtaren e Shqipërisë.
Mitaj tregoi se aventura në Arabi Saudite do t’i ndihmojë shumë atij në karrierë.
Kjo për shkak se luan me disa lojtarë që kanë fituar gjithçka në karrierën e tyre, si përshembull: N’Golo Kante dhe Karim Benzema.
“Besoj se çdo lojtar ka dëshirë që të luajë me Benzema, Kante, futbollistë që kanë bërë karrierë të madhe në Europë. Besoj se do më ndihmojnë për të ardhmen për t’u bërë një lojtar më i mirë dhe për t’u zhvilluar edhe si person”, u shpreh Mario Mitaj
Ndeshja e parë e Shqipërisë është ndaj Çekisë më 11 tetor nga ora 20:45, kurse e dyta ndaj Gjeorgjisë më 14 tetor.