Balotelli mund të jetë bashkëlojtar me yllin e Kosovës, drejt kthimit në Serie A

Mari Balotelli mund të kthehet në Serie A. Ylli italian ka disa muaj që është pa skuadër. Torino është duke menduar nënshkrimin me 34 vjeçarin e natyralizuar italian.

Kjo pasi që skuadra e Mërgim Vojvodës është në kërkim të zëvëndësuesit të Duvan Zapatas, sulmuesit që këputi ligamentet në ndeshjen ndaj Interit. 

Janë tre emra që po përmenden si zëvëndësues të mundshëm të Zapatas nga Torino. 

Mario Balotelli, Ben Yedder dhe Choupo-Moting janë lojtarë të lirë dhe njëri nga ta pritet të përfundoi në Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *