Mbappe i hatashëm, Parisi fiton me një lojtar më pak ndaj Strasbourgut

PSG ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Strasbourg me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 16-të të Ligue 1.
Ndeshja nisi me gol për PSG-në, pasi në minutën e 16-të shënuan për 1-0, kur Neymar harkoi në zonë, ndërsa Marquinhos shënoi.
Edhe pse nuk munguan rastet, pjesa e parë nuk solli më gola të tjerë.
Shifrat u barazuan në minutën e 54-të, kur Marquinhos i pafat qëlloi në portën e tij.
Gjerët u bën edhe më keq për PSG-në, pasi që gjyqtari Clement Turpin përjashtoi nga loja Neymarin pas dy kartonëve të verdhë.
Por parisienët insistuan dhe arritën të gjejnë golin me një penallti në kohën shtesë, që u shënua nga Kylian Mbappe për 2-1.
PSG ka 44 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë Lens.