Një fushë futbolli në Mitrovicë nesër merr emrin e Erion Kajtazit

Klubi futbollistik Trepça’89 njofton se nesër me fillim nga ora 12:00, do të mbahet ceremonia e emërtimit të fushës sintetike të futbollit afër liqenit në nder të ish-futbollistit Erion Kajtazi të KF Trepçës’89.
Në ceremoninë e emërtimit do të jenë të pranishëm krerët e komunës së Mitrovicës dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të pranishëm në emërtimin e fushës sintetike në nder të djaloshit të Mitrovicës, diamantit tonë – Erion Kajtazi”.