Shqipëria merr fitore të madhe ndaj Ukrainës në Pragë

Shqipëria ka nisur me sukses fushatën në Ligën e Kombeve, duke triumfuar 2:1 ndaj Ukrainës në ndeshjen hapëse të Grupit 1 në Ligën B. Të udhëhequr nga trajneri Sylvinho, kuqezinjtë arritën një fitore të rëndësishme me përmbysje.

Ukraina kaloi në avantazh në minutën e 49-të me golin e Yukhym Konoplyas, por Shqipëria reagoi shpejt. Vetëm pesë minuta më vonë, mbrojtësi Ardian Ismajli barazoi rezultatin me një gol nga afërsia. Fitoren për Shqipërinë e siguroi Jasir Asani në minutën e 66-të, pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistimi të Rey Manajt. Ndeshjen e radhës kuqezinjtë e luajnë pas tre ditësh në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë, e cila sot fitoi ndaj Çekisë, 4:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *