Tifozët futen në fushë, ndërpritet ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Dukagjinit

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Feronikelit 74 dhe Dukagjinit e vlefshme për Superligën e Kosovës.
Por në fundin e pjesës së parë, tifozët vendas janë futur në fushë dhe kanë ndërprerë ndeshjen.
Duket se tifozeria “Tigrat” janë të pakënaqur me kryesinë e klubit, prandaj janë futur në fushë dhe tashmë gjyqtari i ka futur futbollistët në dhomat e zhveshjes derisa situata të qetësohet.
Kujtojmë që ditë më parë, ekipi i Niklit e shkarkoi nga pozita e trajnerit, Shefki Kuqin.