April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Atalanta kërkon tre futbollistë, në listë është edhe Edon Zhegrova?

Skuadra e Atalantas, kampioni i UEFA Europa League pritet të bëjë një “goditje” gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës

Siç raporton gazetari italian, Alfredo Pedulla – në radarin e klubit nga Serie A janë tre lojtarë.

Duke përfshirë këtu edhe yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Përveç “luanit” tonë, klubi ku luan Berat Gjimshiti ka në radarin e tyre edhe dyshen, Giacomo Raspadori dhe Igor Paixao.

Në anën tjetër, një transferim i Edon Zhegrovës mund të ishte i pamundur, pasi lojtari dhe skuadra e tij Lille mbrëmë siguruan kualifikimin në UEFA Champions League për sezonin 2024/25.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *