Kishte probleme me zemër, ndërron jetë futbollisti që ditë më parë kolapsoi në fushë

Futbollisti i njohur në futbollin brazilian, Juan Izquierdo ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare pasi kishte probleme me zemër.

Para disa dite, në ndeshjen mes Sao Paulo dhe Nacional – lojtari nga Uruguai kolapsoi në fushë dhe u dashtë ndërhyrja e shpejtë e mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua edhe më tepër kur ai mbërriti në spital. Luftoi disa ditë, por në fund nuk ia doli.

Juan Izquierdo ishte një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin brazilian. Ai më parë luajti edhe për skuadrat, si: Liverpool (Montevideo), Cerro, Penarol dhe Atletico San Luis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *