June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Spektakël para 77 mijë tifozëve, Liverpooli demolon Manchester Unitedin në SHBA

Manchester United dhe Liverpool janë takuar në një ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndrojnë për fazën përgatitore.

Në ndeshjen e zhvilluar para 77 mijë tifozëve në Williams-Brice Stadium, The Reds kanë triumfuar me rezultat të thellë 3-0.

Vetëm pas 10 minutave lojë skuadra e Arne Slot krijoi epërsinë e parë, ku Fabio Carvalho realizoi për 1-0 pas asistimit nga Diogo Jota.

Në minutën e 36-të, Mohamed Salah asistoi bukur te Curtis Jones i cili nga afërsia realizoi për ta dyfishuar epërsinë e Liverpoolit.

Me rezultatin 2-0 në të mirë të Liverpoolit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Skuadra e Arne Slot vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes mbrojtësi grek Tsimikas në minutën e 61-të.

Kjo ishte fitorja e tretë e The Reds në tre ndeshje miqësore, pasi më parë kanë mposhtur edhe Betisin me rezultat 1-0 dhe Arsenalin 2-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *