February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Mirlind Daku drejt Serie A, klubi italian bën ofertë zyrtare

Cagliari siç duket është “dashuruar” me futbollistët shqiptarë. Pas Alen Sherrit, drejtuesit kanë “piketuar” edhe Mirlind Dakun.

Për repartin e sulmit kërkohen përforcime dhe sulmuesi kuqezi duket se përmbush kërkesat e drejtuesve, të cilët janë hedhur në “aksion” për transferimin e tij. Sipas “RPL Sky” bëhet me dije se skuadra italiane ka bërë ofertë për shërbimet e 26-vjeçarit.

5 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh, që kanë të bëjnë me performancën e lojtarit, me numrin e ndeshjeve, golat dhe asistet. Por pavarësisht kësaj oferte, te Rubin Kazan vazhdojnë të rezistojnë për sulmuesin kuqezi.

Ekipi rus kërkon 10 milionë euro për shërbimet e Dakut, me klubet që vazhdojnë intensivisht bisedimet për këtë operacion. Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje.

Kujtojmë se 26-vjeçari nëse do të kalonte në Serie A do të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike. Nga ana tjetër me Rubin ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026, ndërsa në 2 ndeshje në këtë sezon ka arritur të shënojë 1 gola dhe të asistojë në një tjetër rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *