April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ballkanin transferon ish-kapitenin e Kombëtares U21 dhe një nigerian

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon me punë para ndeshjeve kualifikuese të garave europiane.

Tri herë kampioni kosovar gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar dy transferime të reja në skuadër.

Suharekasit kanë nënshkruar me Eris Abedinin, ish-kapitenin e kombëtares U21 të Kosovës.

Abedini ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Ballkanin, derisa këtë e ka konfirmuar vetë klubi me një postim në rrjetin social “Facebook”.

Përveç Abedinit portokallezinjtë kanë marrë edhe një aset të çmueshëm në fazën sulmuese. Bëhet fjalë për futbollistin e Shkupit, nigerianin Adetunji.

“Tifozë të dashur, nigeriani Sunday Adetunji tashmë është njëri prej nesh. 26 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në “makineri” golash. Potenca e tij, grinta e goditja e fuqishme, do t’i shërbejnë skuadrës për 3 vitet e ardhshme, si një armë e fortë më shumë në repartin ofanziv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *