Barazime dhe ekuilibër në grupin E, “fiket” Ukraina

1 min read

Katër skuadra me nga po kaq pikë në grupin E, aty ku festojnë Rumania, Belgjika dhe Sllovakia, ndërkohë që mbetet jashtë Europianit Ukraina, pavarësisht se e mbylli fazën e grupeve me të njëjtin numër pikësh si rivalët.Në barazim 0-0 u mbyll dueli Ukrainë-Belgjikë, me minutat e fundit që ishin shumë të bukura, pasi të dyja skuadrat po tentonin fitoren.

Pa fitues edhe dueli tjetër mes Rumanisë dhe Sllovakisë. Rezultati 1-1 gëzoi dy kampet, që festuan në fund avancimin në raundin e 1/8-ve.

Belgjika si vendi dytë, gjen Francën përballë në një finale të parakohshme, ndërkohë që Sllovakia do të ndeshjet me Anglinë ose Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *