Gjasat për kualifikim bëhen të vështira, Shqipërisë i duhen patjetër tri pikë ndaj Spanjës

1 min read

Hungaria arriti të mposhte me rezultatin 0-1 Skocinë, duke i rrëmbyer kështu dhe vendin e tretë në Grupin A.

Kështu shanset për Shqipërinë sa vijnë e bëhen më të vështira për t’u kualifikuar.

Tashmë dhe një barazim me Spanjën, nuk do ta vendosë Shqipërinë në të tretat më të mira, vetëm nëse Anglia mund me dy ose më shumë gola diferencë Slloveninë, Serbia të mundet nga Danimarka dhe Çekia me Gjeorgjinë të munden nga Turqia dhe Portugalia.

Si kualifikohet Shqipëria:

-Barazim me Spanjën: Humbje e Sllovenisë me dy ose më shumë gola nga Anglia; Disfatë e Serbisë nga Danimarka; Humbje e Çekisë përballë Turqisë; Humbje e Gjeorgjisë me Portugalinë.
-Fitore me Spanjën: Disfatë/Barazim i Sllovenisë; Disfatë/Barazim i Çekisë; Disfatë/Barazim; i Gjeorgjisë.
-Humbje me Spanjën: Shqipëria eliminohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *