Portugalia gjunjëzoi Turqinë dhe konfirmoi vendin në 1/8 e finales

2 min read

Kombëtarja e Portugalisë fitoi shumë më lehtë sesa pritej ndaj Turqisë dhe festoi kualifikimin në 1/8 e finales, pas triumfit 3:0. “Brazilianët evropianë” e nisën mjaft fuqishëm ndeshjen dhe treguan se jo rastësisht kanë rolin e favoritit dhe rezultati u hap pas vetëm 21 minutash. Bernardo Silva pranoi një top në zonën e rreptësisë dhe e kaloi lehtësisht skuadrën e tij në epërsi. Turqit u përpoqën të luanin pak më lart pas golit të pësuar, por djemtë e Roberto Martinez ishin të vendosur mirë në çdo segment të lojës dhe nuk lejuan asnjë surprizë.

Presioni vazhdoi, Cristiano Ronaldo dhe Bernardo Silva luajtën një kundërzbritje që nuk përfundoi me një kombinim të bukur mes tyre, por nga hiçi u shfaq Samet Akaydin, i cili e ktheu topin me amatorizëm dhe nuk e pa portierin Bayindir duke vrapuar. Turqia shënoi autogol komik në minutën e 28-të dhe me avantazh të dyfishtë portugezët shkuan në pushim.

Favoriti vazhdoi me ritmin e fortë në fillimin e pjesës së dytë. Futbollistët turq u përpoqën me të gjitha forcat për të korrigjuar presionin, por Portugalia ishte shumë e mirë në kundërsulme dhe pikërisht kështu e shënoi edhe golin e tretë, i cili vulosi edhe fitoren. Cristiano Ronaldo luajti në mënyrë joegoiste për Bruno Fernandes , dhe kapiteni i Manchester Unitedit nuk pati asnjë problem për të vendosur topin në rrjetë, në minutën e 56-të. Dhe nga ky moment u duk se rivali u shpërbë plotësisht

Në vazhdim, turqit u dukën të painteresuar dhe ndoshta donin të ruanin forcat për ndeshjen vendimtare në xhiron e tretë, ndërsa Portugalia e ngadalësoi pak shpejtësinë dhe u mbështet vetëm në kundërsulme të shpejta.

Në momentet e fundit të ndeshjes, portugezët patën disa raste më të mira për një triumf më bindës, por Ronaldo dhe Semedo nuk ishin efikas. Skuadra e Martinezit konfirmoi vendin e parë në grup, ndërsa Turqia do të duhet të luftojë për hyrjen në 1/8 e finales në ndeshjen e fundit kundër Çekisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *