“Zeroja” e parë në Euro 2024: VAR dhe Magnan e ndaluan Holandën ndaj Francës

1 min read

Derbi i ditës zhgënjeu futbolldashësit. Klasiku evropian mes Holandës dhe Francës përfundoi pa gola dhe është ndeshja e parë pa gol në Kampionatin Evropian të këtij viti.

Ndeshja ofroi futboll dinamik dhe shumë raste, por konkretizimi i mungoi sulmuesve. Mungesa e Kylian Mbappe në sulmin e Francës ishte evidente, ku sulmuesit nuk mundën të krijonin një rast të mirë për të shënuar.

Në minutën e parë Frimpong pati një rast të mirë për Holandën, por Magnan e ndaloi dhe u hodh në kënd, e më pas në krahun e kundërt kërcënoi Griezmann, por u dallua portieri i rrjetës së “tulipanëve”. Shanset vazhduan edhe në periudhën tjetër, Griezmann, Gakpo dhe Thuram patën mundësi, por nuk pati gola.

Në fillim të pjesës së dytë, Franca ishte më aktive dhe më pas Holanda filloi të bënte presion. Dhe në minutën e 69-të, kulla franceze u rrëzua kur Xavi Simmons shënoi gol për “tulipanët”, por VAR-i e anuloi pasi një nga lojtarët e skuadrës holandeze ishte aktiv para Magnanit.

Në fund të lojës, Koeman dhe Deschamps u përpoqën me zëvendësime për të freskuar lojën, por nuk pati tentime serioze për të shënuar. 15 minutat e fundit ishin një betejë e vërtetë taktike, ndaj barazimi është një rezultat real.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *