July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Austria feston në ndeshjen vendimtare, Polonia shkon në shtëpi pas fazës së grupeve

1 min read

Lojtarët e Austrisë kanë shënuar një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Polonisë (3:1), në kuadër të xhiros së dytë në grupin D të Kampionatit Evropian. Me këtë triumf austriakët mbetën në lojë për një vend në fazën e 1/8-tës së finales, ndërsa për kombëtaren polake kjo humbje 99 përqind do të thotë fundi i turneut pas fazës së grupeve. 

Austria hyri më mirë në ndeshje dhe kjo solli golin e avantazhit pas nëntë minutash. Mbrojtësi i majtë Mwene krosi në shtyllën e portës dhe Gernot Trauner goditi me kokë me efektivitet nga shtylla e parë për 0-1. U desh kohë që polakët të konsolidoheshin dhe pas gjysmë ore lojë barazuan me anë të Krzysztof Piontek. 

Loja e hapur vazhdoi në Berlin, Sabitzer pati një rast për Austrinë dhe Zielinski kërcënoi nga gjuajtja e lirë në anën e kundërt, por ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë, 1-1. 

Në pjesën e dytë, pas një sërë ndryshimesh në ekip dhe një loje me intensitet më të ulët, pasoi një gol për austriakët. Pras luajti me Christoph Baumgartner, i cili riktheu avantazhin e kombëtares së tij në minutën e 66-të. Ndërkohë, fitoren e konfirmoi Marko Arnautovic, i cili shndërroi penalltinë në gol për Austrinë dhe vendosi rezultatin final 1-3. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *