July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ukraina fiton ndaj Sllovakisë, komplikon gjërat në Grupin E

2 min read

Ukraina arriti fitoren e parë në Euro 2024 me një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Sllovakisë, duke fituar 2:1. Ekipi i Sergej Rebrov luajti një pjesë të dytë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola dhe duke mbajtur shpresat për fazën eliminatore.
Në fillim të ndeshjes, Sllovakia ishte më e fortë, duke krijuar disa raste. Haraslin, Schranz dhe Hanzko kërcënuan portën e Ukrainës, por pa sukses. Goli i parë erdhi në minutën e 17-të, kur Ivan Schranz shënoi me një gjuajtje me kokë pas një krosimi të bukur nga Haraslin. Ukrainasit patën disa raste me Timchuk dhe Zinchenko, por pjesa e parë përfundoi pa ndryshime tjera në rezultat.
Pas pushimit, Ukraina u rikthye me një energji të re. Ribrov motivoi ekipin e tij dhe kjo u reflektua në lojën e tyre. Barazimi erdhi në minutën e 54-t, kur Mykola Shaparenko shfrytëzoi një pasim nga Zinchenko dhe shënoi nga zona e penalltisë, duke e barazuar rezultatin në 1:1.
Ukraina vazhdoi të dominojë dhe pas disa rasteve të tjera, goli i fitores erdhi në minutën e 80-të. Shaparanko dërgoi një top në zonën e rreptësisë, ku Roman Yaremchuk shënoi për 2:1.
Me këtë fitore, Ukraina dhe Sllovakia kanë tani nga 3 pikë në Grupin E, aq sa edhe Rumania. Nesër, Rumania do të përballet me Belgjikën, e cila ende nuk ka pikë. Në ndeshjet e xhiros së fundit në grup, Ukraina luan me Belgjikën, kurse Sllovakia me Rumaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *